×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Ilnisa shpërthen në lot, Meritoni e ngushëllon: Do të të dua përgjithmonë

    Insajderi
    05 April 2024 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Meritoni dhe Ilnisa, nuk kanë ngurruar t’i shprehin dashurinë njëri-tjetrit. E izoluar në dhomën e bardhë me Eglën dhe Meritonin, Ilnisa është ndjerë e mërzitur dhe i është hapur këtij të fundit.

    Ajo i thotë se “ka nevojë për të”, ndërsa Meritoni e puth dhe e përqafon dhe i thotë se “do e dojë përgjithmonë”.

    Meritoni: “Pa marrë parasysh se çfarë na sjell jeta mos harro se të dua shumë dhe do të dua gjithmonë. Ok, për njeriun që je”.

    Ilnisa: “Sot kam pasur shumë nevojë për ty”.

    Meritoni: “Këtu jam shpirt. Pse s’më zgjove nga gjumi”.

    Ilnisa: “Më vinte keq se po flije”.

    Meritoni: “Për mua të vjen keq? Duhet të më zgjosh dhe të më thuash zemrush kam nevojë për ty”.

    Ilnisa: “Po flije dhe me erdhi keq”.

    Meritoni: “Duhet të më zgjosh, Meriton kam nevojë për ty”.

    Ilnisa: “Te koka jote më mori gjumi mua”.

    Meritoni: “E di”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark