×
  • Lajme
  • Insajderi

    Imami e njoftoi vetë Policinë se u sulmua nga tre vëllezërit Murturi

    Insajderi
    23 July 2022 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka dalë me raport për sulmin ndaj imamit të fshatit Lupç të Podujevës, i cili u rrah rëndë mbrëmjen e të enjtes. Rasti është cilësuar “vrasje në tentativë”.

    Burime të gazetës thanë se deri tek rasti i rrahjes brutale ka ardhur pasi tre vëllezërit ishin munduar të ndërhyjnë në mënyrën e organizimit të jetës fetare brenda xhamisë të cilën imami e drejton, pasi që siç mëson Insajderi këta tre persona nga organet e rendit konsiderohen si ekstremistë fetarë.

    Sipas raportit 24 orësh, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 dhe se për rastin ka njoftuar imami.

    Policia ka bërë me dije se janë arrestuar tre të dyshuar, derisa imami është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

    “Podujevë 21.07.2022.22:00.  Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark