Insajderi
Insajderi

Imami Labinot Maliqi kërcënohet me jetë përmes një komenti në Facebook, policia po e heton rastin

Insajderi
04 September 2022 - 21:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Imami Labinot Maliqi kërcënohet me jetë përmes një komenti në Facebook, policia po e heton rastin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Imami Labinot Maliqi ka pranuar kërcënim me jetë, përmes një profili në rrjetin social Facebook.

Maliqi ka thënë se këtë kërcënim e ka pranuar pasi kishte ripublikuar një pjesë të intervistës së tij dhënë për ATV

Ai tregoi se rastin e ka paraaqitur në polici dhe janë duke e trajtuar. Personi që e kërcënoi Maliqin, sipas tij është shtetas maqedonas.

“Rastin e kam paraqitur në Policinë e Kosovës, dhe është duke u trajtuar në nivelin më të lartë. Personi në fjalë dyshoj se është shtetas i Maqedonisë së Veriut, andaj i bëjë thirrje organeve të sigurisë atje dhe prokurorisë që ta hetojnë këtë person, por dhe gjashtë personat e tjerë që e kanë pëlqyer kërcënimin e tij ndaj meje”, ka shkruar ai në facebook.

Postimi i plotë i Maliqit:

“Të enjten e kam ripublikuar një pjesë të intervistës sime të dhënë për ATV, ku kam folur për vlerën, kontributin dhe rëndësinë jetike që ka prania dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë, paqen dhe shtetin e Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, kam pranuar një koment kërcënues nga Xhengiz Ameti, i cili më shkruan: “Qka e paske qafen per 🗡️.”

Rastin e kam paraqitur në Policinë e Kosovës, dhe është duke u trajtuar në nivelin më të lartë. Personi në fjalë dyshoj se është shtetas i Maqedonisë së Veriut, andaj i bëjë thirrje organeve të sigurisë atje dhe prokurorisë që ta hetojnë këtë person, por dhe gjashtë personat e tjerë që e kanë pëlqyer kërcënimin e tij ndaj meje.

Qentë e xhehnemit! Sa të mjerë që janë edhe në dunja!“.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark