Insajderi
Lajme

Imami Maliqi kërkon nga KEDS-i të mos ketë reduktime në kohën e xhumasë

Insajderi
19 August 2022 - 16:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Imami Maliqi kërkon nga KEDS-i të mos ketë reduktime në kohën e xhumasë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për shkak të krizës energjetike që ka kapluar botën, në Kosovë tash e sa ditë kanë filluar reduktimet 6 me 2.

Imami Labinot Maliqi ka kërkuar nga KEDS-i dhe ZRRE-ja që ta ndryshojnë orarin e reduktimeve veçmas në ditën e premte, kur myslimanët e falin xhumanë.

Ai ka kërkuar që gjatë kohës së xhumasë të ketë rrymë në të gjitha xhamitë e vendit, shkruan Zeri.info.

Maliqi ka thënë se kjo kërkesë është e realizueshme nga KEDS-i dhe ZRRE-ja.

“Andaj, që të mos gjykojmë se po e ndalin qëllimisht për të na i bërë të dështojnë lutjet e ligjëratat tona, kërkoj që në të ardhmen të mos përsëritet ndërprerja e energjisë elektrike në kohën e xhumasë, siq ndodhi sot”, shkroi ai në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark