×
  • Lajme
  • Lajme

    Imami Rexhepi: Zekeria Qazimi përdhosi flamurin shqiptar dhe më kërcënoi

    Insajderi
    22 May 2016 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Erdhën në emër të ndihmës” thotë Enver Rexhepi, një imam i moderuar për New York Times. Rexhepi, nga Gjilani tregon një ngjarje të vitit 2004 kur u kërcënua nga një i ri vehabist. Zekeria Qazimi, një ish student i Medresesë. Brenda në xhami, Rexhepi kishte shpalosur prej kohësh një flamur shqiptar. Shqiponja me dy koka në flamurin kuqezi ishte edhe simboli i luftës çlirimtare të Kosovës.

    Por fundamentalistët e konsiderojnë “idhujtari” vizatimin e çdo qënieje të gjallë. Zekeria Qazimi e kishte shkulur flamurin dhe e kishte hedhur poshtë. Enver Rexhepi e kishte varur përsëri në mur.

    “Nuk do të zgjasë shumë kjo”, kishte thënë agresiv, Qazimi.

    Disa ditë më pas, Enver Rexhepi ishte rrahur nga përsona të maskuar në pyjet mbi Gjilan.

    Në të njëjtat pyje, Qazimi ishte kapur nga policia disa vite më vonë. Ai u arrestua pas hetimeve të policisë kosovare për dy sulmet kamikaze në në Irak dhe Turqi. Këtë të premte ai u dënua me 10 vite burg për nxitje të urrejtjes dhe për rekrutimin në organizata terroriste.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    13 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark