×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Imazhe të turpshme pas ndeshjes Bodo/Glimt – Roma, policia po e heton sulmin

    Insajderi
    09 April 2022 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Momente çmendurie në Norvegji në fund të ndeshjes mes Bodo/Glimt dhe Romës. Në dhomën e zhveshjes, sipas rikonstruksioneve, trajneri i portierit të Romas, Nuno Santos, është sulmuar dhe goditur me grusht nga trajneri i vendasve Knutsen.

    Norvegjezët janë kundërpërgjigjur duke denoncuar sjelljen e anëtarit të stafit teknik të verdhekuqve, duke përmbysur akuzat. Tani i takon UEFA-s të vlerësojë faktet dhe, nëse është e nevojshme, të marrë masa. Ndërkohë në fytyrën e portugezit të Romës vërehen shenja agresioni, derisa edhe policia është duke e hetuar rastin.

    Bodo / Glimt është përgjigjur kështu: “Sjellja e Romës ishte një sulm fizik ndaj Knutsen dhe një sulm sistematik ndaj vlerave tona. Roma po bombardon mediat me të pavërteta, në përpjekje për të fshehur sjelljet josportive. Glimt e di se ka një video të incidentit, ku shihet sulmi ndaj Knutsen nga i teseruari i Romës. Klubi e ka këtë video. Kërkojmë që publiku të ketë akses në këtë video në pronësi të UEFA-s. Shkelja e dëshmuar e rregullave të lojës është kur trajneri i portierëve të Romës u pozicionua në mënyrë të paligjshme jashtë stafit teknik, nga ku vazhdimisht ngacmonte me fjalë dhe me gjeste Knutsen. Ne disa herë e kemi informuar arbitrin e katërt dhe delegatin. Ankesat nuk u dëgjuan dhe trajneri i portierëve të Romës mundi të vazhdonte sjelljen e tij pa pengesa”.

    I pari që denoncoi faktet ishte kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini: “Ajo që ndodhi këtu sonte është një turp. Trajneri i tyre sulmoi trajnerin tonë të portierëve dhe kjo është e turpshme. Në kthim duam ta dërgojmë Bodoe në shtëpi edhe për atë që ata bëjnë jashtë fushës”.

    Rindërtimi i detajuar i ngjarjes është bërë nga futbollisti: “Trajneri i tyre sulmoi trajnerin tonë të portierëve, fillimisht i tha diçka dhe më pas e sulmoi ashpër. Ne erdhëm këtu me gjithë respektin e duhur, por ajo që ndodhi është një fyerje për Romën, për stafin tonë dhe për vetë kompeticionin. Unë jam ende i tronditur nga ajo që kam parë, është vërtet një turp”. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark