×
  • Sport
  • Sport

    Imeri dhe Rudhani shpallen kampion të Zvicrës me Young Boys

    Insajderi
    30 April 2023 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Young Boyes fituan titullin e 16-të me një fitore 5:1 ndaj Lucernit.

    Me fitoren e sotme 5-1 kundër FC Luzern, BSC Young Boys janë konfirmuar si kampionë të futbollit të Zvicrës 2022/23.

    Jean-Pierre Nsame bën rezultatin 1-0 dhe barazohet me Cedric Itten me golin e tij të 17-të të sezonit, pesë minuta më vonë, Fabian Rieder lanson Christian Fassnacht me një pasim perfekt.

    Golat e tjerë u shënuan nga Sandro Lauper, Rieder, Itten dhe Aurele Amenda, i cili shënoi auto gol për shënimin e vetëm të kundërshtarve.

    Kastriot Imeri asistoi në golin e pestë të Young Boysit.

    Ky ishte titulli i 16-të kampion në historinë e klubit, ku për të fituar këtë titull klubi pati një rekord prej 31 ndeshje, 64 pikë, 75 gola të shënuar, vetëm 26 gola të pësuar.

    Imeri e Donat Rrudhani u aktivizuan si zëvendësues tek Young Boysi, për të fituar titullin e parë të kampionit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark