Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka treguar se do të asfaltojnë disa rrugë në Lipjan.
“Rruga e cila lidh fshatin Ribar i Madh me fshatin Ribar i Vogël, është e aprovuar në buxhet për vitin 2022 dhe do të fillojë të ndërtohet dhe të përfundojë asfaltimi gjatë vitit 2022”, tha Ahmeti.
Ndërsa dy rrugë të tjera do të riasfaltohen dhe do të dekorohen më drunj dekorativë.
“Rruga “Vehbi Kozhani” në Ribar të Madh do të rindërtohet duke e zgjeruar në një rrugë moderne bashkë me trotuaret dhe me drunj dekorativ përreth. Edhe rruga “Beqir Duriqi” në Ribar të Madh do të riasfaltohet, duke e ndërtuar një rrugë të gjerë me trotuarë dhe drunj dekorativë deri tek xhamia e fshatit”, ka shkruar Ahmeti në facebook.