×
Zgjedhjet 2021

Imri Ahmeti viziton gruan që iu vranë 5 anëtarë të familjes, ishte dëshmitare ndaj Goran Stanishiqit

Insajderi
06 October 2021 - 14:08
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vizituar Zejnepe Gashi, dëshmitaren në gjykimin ndaj Goran Stanishiqit.

Zejnepe Gashi është 85 vjeçare nga fshati Sllovi, së cilës iu vranë pesë antarë të familjës në luftë.

Ahmeti ka takuar Gashin sepse ishte dëshmitare në gjykatë ndaj Goran Stanishiqit, i cili u dënua dy dekada pas krimeve të kryera në Sllovi.

“Halla Zep nga Sllovia, në moshën e saj të shtyrë, u bë dëshmitare në gjykatë ndaj Stanishiqit, duke i kontribuar një cope drejtësie për civilët e vrarë gjatë luftës në Lipjan nga forcat serbe, pjesë e të cilave ishte edhe krimineli i dënuar nga drejtësia e Kosovës”, tha ai.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark