Autobusi që po barte basketbollistët e KB Prishtinës është thyer orët e mbrëmjes së sotme në qytetin e Pejës, aty ku po mbahet edhe ndeshjet e Kupës së Kosovës.
Disa persona kanë sulmuar me gurë e gjë sende të tjera autobusin e KB Prishtinës në afërsi të palestrës “Karagaçi” në Pejë.
Pas sulmit, pati edhe përleshje mes tifozëve dhe zyrtarëve të klubit. Videot nga ky incident janë publikuar në rrjetet sociale.
Prishtina nga ora 20:00 do të takohet me Pejën në çerekfinale të kësaj gare.
Demokracia.com do t’iu mbajë të informuar në lidhje me këtë incident.