×
  • Sport
  • Sport

    Incidentet në Superkupës e Kosovës, reagon edhe FBK-ja

    Insajderi
    18 September 2023 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), ka dënuar me tonet më të ashpra dhunën e shfaqur gjatë organizimit të Superkupës së Kosovës në Suharekë në javën që shkoi.

    FBK-ja, ka thënë se dhuna dhe urrejtja e shfaqur nga një numër shikuesish të ndeshjeve të basketbollit nuk janë aspak të pranueshme dhe nuk do të tolerohen në asnjë mënyrë. Aktet e dhunës dhe huliganizmi i shfaqur në Suharekë nuk do të tejkalohen apo injorohen nga FBK-ja, e cila pritet të marrë masa të domosdoshme për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e garave.

    “Veprimet e tilla, dhuna dhe urrejtja e shfaqur nga një numër shikuesish të ndeshjeve të basketbollit janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen nga Federata e Basketbollit të Kosovës dhe autoritetet e vendit”, ka shkruar FBK-ja.

    “Të përballur me situata të shumta të ngjashme edhe stinorin e kaluar, FBK në bashkërendim me klubet e Superligës, ka ndërmarrë një sërë masash dhe ka imponuar shumë kufizime si masa të domosdoshme për të garantuar sigurinë e akterëve të ndeshjes dhe shikuesve, moscenueshmërinë e terrenit dhe mbarëvajtjen e garave”.

    Masat që priten të bëhen publike ditëve në vijim, do të imponohen prej xhiros së parë në Superligëm e cila nis këtë javë. Madje, krahas masave të shumta nuk përjashtohet edhe ajo e ndalimit të tifozëve në ndeshjet e basketbollit për një kohë të caktuar. Të gjitha këto vendime, do të merren në bashkëpunim mes FBK-së dhe autoriteteve të vendit. /koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark