×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Incidenti në Veri, Lista Serbe pretendon se Policia shkrepi 30 plumba

    Insajderi
    13 January 2024 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lista Serbe ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në veri, ku Policia e Kosovës bëri përpjekje që të ndalojë një veturë në fshatin Suhodoll në veri, por e njëjta nuk ishte ndalur dhe ka goditur një polic.

    Nga Lista Serbe thanë se siguria e qytetarëve u kërcënua nga ky zhvillim.

    “Dënojmë fuqishëm përdorimin e sotëm të armëve të zjarrit nga policët e Kosovës në pjesën e populluar të Mitrovicës gjatë ndjekjes së një veture nëpër rrugët e qytetit, si rezultat i së cilës siguria e familjeve serbe që ishin në rrugë dhe në banesat familjare u kërcënuan drejtpërdrejt.”, thuhet në reagim.

    Tutje, Lista Serbe ka pretenduar se janë shkrepur tridhjetë plumba nga policët kosovarë.

    Tridhjetë plumba të shkrepura nga policët e Kosovës përfunduan në dritaret e dhomave të fëmijëve dhe të banimit të shtëpive familjare, shkatërruan fasadat e ndërtesave dhe shkaktuan frikë e ankth te qytetarët tanë.”, thuhet më tej.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark