Është i dyti për nga pozita në Qeverinë e Kosovës, por himni i shtetit të cilin e qeveris nuk e bën as të lëviz për një sekond nga vendi, shkruan Insajderi.
Zv/kryeministri i parë Besnik Beslimi, gjatë intonimit të himnit të Republikës së Kosovës në një ndeshje miqësore futbolli, qëndron indiferent dhe nuk lëviz asnjë muskuj për të nderuar tingujt që përfaqësojnë shtetin e Kosovës.
Kjo ndeshje u zhvillua në fushën qendrore të Kampit Nacional të FFK-së në Hajvali, në orën 13:00 dhe ishte pjesë e kalendarit të aktiviteteve të MKRS-së për 15-vjetorin e Pavarësisë.