×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • INDOKS

    InDoks prezanton dokumentarin – Filmi me 400 KG Kokainë

    Insajderi
    08 September 2021 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbi tre muaj më parë një depo në Kosovë ishte e mbushur me policë. Një operacion i madh ndërkombëtar zbarkoi oficerë anti-droge që nga Amerika e deri te ata kosovarë. Në një biznes privat, depo e importit, do të kapeshin 400 kilogramë kokainë e pastër. Destinacioni? Ende i panjohur.

    Një seri seancash gjyqësore deri tash janë mbajtur. Konferenca shtype e disa intervista janë dhënë nga drejtues institucionesh të sigurisë të përfshira në rast. Krejt kjo në ditët e para pas operacionit, por pastaj gjithë ajo zhurmë ia la vendin një heshtjeje.

    Kanë kaluar mbi tre muaj dhe 7 të arrestuarit e parë ende mbahen në paraburgim. Ka kaluar krejt kjo periudhë dhe familjarët, e madje as avokatët e tyre ende nuk kanë parë asnjë provë që i lidhë të 7 të dyshuarit me kokainën e kapur.

    Kanë kaluar mbi tre muaj, dhe shteti ende nuk e ka përgjigjen në pyetjen që InDoks kishte shtruar po aq muaj më parë: Të kujt ishin 400 kilogramë kokainë?

    E shtune, ora 20:10. Në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi dhe kanalin InsajderiTV në YouTube.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark