×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Sport
  • Insajderi

    InDoks Promo | ‘Huligani’ që zaptoi Federatën e Futbollit

    Insajderi
    25 March 2022 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Kosovë ka kohë që huliganizmi mes tifozerisë është i rrallë. Ata rrallë rrihen mes vete. Është dikush tjetër që emri i lidhet me fjalën rrahje. Hiç më pak se sa i pari i Federatës së Futbollit Kosovar, Agim Ademi.

    Tash e disa vite ai është Kryetar i Federatës së Futbollit. Është rrugës së pashmangshme për ta marrë edhe një mandat. Me krejt akuzat e skandalet që i janë publikuar. Gjatë kohës kur InDoks po e realizonte këtë episod, FFK-ja që ai e drejton eliminoi edhe konkurrentin e tij të fundit në garë.

    Por, kush është Agim Ademi? Përfshirja e tij në procese gjyqësore, rrahje, skandale e prapaskena ndeshjesh. Raporti i tij me biznesin e politikën.

    InDoks në këtë episod sjell rrëfimin ekskluziv të njërit nga viktimat e grupit ku Agim Ademi to të rigjykohet për të. Flasin edhe njerëzit që u thirren për të dëshmuar në Prokurori kundër tij. Flasin edhe kandidatët që u eliminuan. Rrëfejnë edhe ata që raportuan për karrierën e tij.

    E diel, ora 20:00. Në Kanal 10 dhe live në Insajderi dhe Insajderi.TV në YouTube.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark