×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    InDoks sonte sjell emisionin ekskluziv për historinë e logopedit gjilanas dhe mjekëve tjerë abuzues

    Insajderi
    04 December 2022 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prindërit kishin vendosur qe fëmijën e tyre 3 vjeçar të diagnostikuar me autizëm ta dërgonin në një klinikë private. Që të mund të inkorporohej më mirë në jetë, me gjendjen që ka. Më vonë, ata panë shenja se i vogli i tyre nuk po përmirësohej, por po keqësohej.

    E vërteta që ata do të zbulonin do t’i shokonte. I paraqitur si lokoped, Iljasa Fazliu del se kishte abuzuar verbalisht me fëmijën. Aq shumë ishin tronditur, sa krejt situata përfundoi kur prindi edhe e sulmoi fizikisht Iljasa Fazliun.

    Krejt ky rast do të mund të mbetej në heshtje, por një raportim i Insajderit e nxori në publik këtë skandal. Pas raportimit, tutje do të ndërhynin organet e rendit.

    A është rasti i Iljasa Fazliut rast i izoluar? Rast i vetëm ku punëtori shëndetësor abuzon me pacientin? Apo është ky një fenomen? InDoks në këtë episod do të sjell një rrëfim tjetër për këtë fenomen, treguar nga ata që mbikëqyrin punën e mjekëve, nga gazetarë e mbrojtës të të drejtave të pacientëve. Sillen në publik edhe statistika shqetësuese.

    Sonte, ora 20:00. Në Kanal 10 dhe live në Insajderi dhe Insajderi.TV në YouTube.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark