×
  • Lajme
  • Lajme

    Infermierët gjakovarë ndihen të ofenduar nga Sevdai Radogoshi – Qumili

    Insajderi
    18 May 2016 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përmes një reagimi të lëshuar për media, infermierët i kanë quajtur marrëzira fjalët e Qumilit, i cili kishte thënë se motra e tij është e sëmurë psikike.

    “Agresori nuk mjaftohet me dhunën e ushtruar por edhe e pandeh si të sëmurë psikike. Kolegia jonë ka probleme të thella financiare e strehimi – dhe e vetmja gjë që nuk i nevojitet është paragjykimi. Kështu që do të duhej minimalisht agresori të mendohet para se të shkruaj marrëzira”, thuhet në reagimin e tyre.

    Ata u shprehen të bindur se gjendja e koleges së tyre është normale dhe thanë se ndihen të ofenduar nga fjalët e Radogoshit.

    “Ne, kolektivi i infermierëve të kësaj qendre, ju njoftojmë se gjendja mentale e koleges tonë ka qenë normale dhe ndjehemi të ofenduar që kolegia jonë F.R përveç se është dhunuar për motive të dobëta, ajo edhe po njolloset”, thuhet në komunikatën e tyre.

    Sevdai Radogoshi është shoqëruar të enjten pasdite në Policinë e Gjakovës nën dyshimin për veprën penale lëndim i lehtë trupor, të kryer ndaj motrës së tij. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark