×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Infermierja në azil zbulon 5 gjërat për të cilat pacientët pendohen më shumë para se të vdesin

    Insajderi
    08 August 2023 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një infermiere në shtëpinë e të moshuarve ka zbuluar 5 gjërat për të cilat pacientët pendohen më shumë para se të vdesin.

    Georgina Scul ka qenë një punonjëse e kujdesit shëndetësor për shumë vite dhe ka qenë pranë shumë të moshuarve sidomos në ditët e fundit të jetës tyre.

    Në librin e saj, “Regrets of the Dying”, infermierja ka treguar dëshirat, amanetrt dhe pendesat e të moshuarvë që kanë pasur në çastet e fundit para se të vdisnin.

    Dëshira e parë: Do të doja të kisha guximin të bëja atë që doja dhe jo atë që donin të tjerët.

    “Kjo ishte keqardhja e të gjithëve. Nuk ka pasur kurrë një pacient që nuk mendonte kështu,”- tha Georgina.

    Dëshira e dytë është: Do të doja të mos kisha punuar kaq shumë.

    “Të gjithë burrat që trajtova u penduan thellësisht që kaluan kaq shumë nga jeta e tyre në vendin e tyre të punës”, tha infermierja.

    Dëshira e tretë: Do të doja të kisha guximin të shprehja ndjenjat e mia.

    Dëshira e katërt: Do të doja të kisha mbajtur kontakte me miqtë e mi.

    “Shumë ishin kapur aq shumë në jetën e tyre sa kishin lënë miqësitë e shkëlqyera të zhdukeshin me kalimin e viteve,”- shkroi infermierja.

    Dëshira e pestë: Do të doja të mos isha shtirur kurrë dhe të isha gjithmonë vetvetja.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    28 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark