×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Informatë e rëndësishme për klientët e IPKO-së

    Insajderi
    31 May 2019 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    IPKO është në fazën e fundit të implementimit të kodit shtetëror, pas një angazhimi intensiv në përmbushjen e detyrimeve shtetërore për jetësimin e kodit të Kosovës dhe përfaqësimin kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e telekomunikimit.

    Faza e fundit e migrimit teknik të të gjithë përdoruesve të telefonisë mobile, do të realizohet më 1 Qershor, në orët e hershme të mëngjesit.

    Ky është një proces kompleks, prandaj klientët e IPKO-së mund të përballen me disa vështirësi në rrjet gjatë vikendit. Andaj lusim klientët të kenë durim, pasi ky është një proces i përkohshëm.

    Në rast se ndonjëri prej klientëve mbetet pa rrjet gjatë së shtunës, kërkohet fikja dhe ndezja e telefonit pas orës 08:00 të mëngjesit. Për udhëzimet e qarta se si duhet të rilidheni në rrjet, ju lutem vizitoniwww.ipko.com apo kontaktoni Qendrën për Kujdesin ndaj Konsumatorit.

    Ndërkohë klientët të cilët janë apo do të udhëtojnë jashtë vendit, po ashtu do të afektohen, prandaj të njëjtat procedura duhet të përcillen (fikja dhe ndezja e telefonit dhe më pas të provojnë të lidhen në rrjet). Klientët do të njoftohense me cilët operatorë duhet të lidhen, ndërsa lista e operatorëve do të publikohet në webin e IPKO-së më 1 Qershor. Deri më tani, IPKO ka arritur qindra marrëveshje me operatorët ndërkombëtar, ndërsa në vazhdimësi do të zgjeroj rrjetin e bashkëpunimit.

    IPKO i falënderon të gjithë klientët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë këtij procesi të rëndësishëm.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark