×
  • Lajme
  • Lajme

    Iniciuesi i peticionit kundër Delawie: Peticioni nuk i drejtohet Amerikës

    Insajderi
    20 February 2016 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Peticioni i thirrur sot gjatë ditës për largimin nga Kosova të ambasadorit amerikan, Greg Delawie, i drejtohet vetëm ambasadorit dhe nuk ka të bëjë asgjë me shtetin e Amerikës.

    Kështu thotë iniciuesi i këtij peticioni, gjermani Roland Bartezko, i cili jeton në Kosovë.

    “Jo, absolutisht. Nuk ka lidhje me Amerikën. Peticioni ka lidhje me një person” ka thënë ai për Gazetën Express, duke iu referuar ambasadorit Delawie.

    Ideja për të kërkuar largimin e tij nga Kosova i kishte ardhur pas deklaratës së djeshme të ambasadorit Delaëie që veprimet e opozitës në parlamentin e Kosovës janë të neveritshme.

    “Për atë deklaratën që ka thënë se politikanët e opozitës janë të neveritshëm. Kjo nuk është gjuhë diplomatike, pikë së pari. Situatën vetëm sa e ka acaruar. Ti mundesh me thanë se ‘ai është i neveritshëm”. Edhe unë mund të them  se ‘ai është i neveritshëm’. Por, s’ka ndonjë problem për mua e për ty. Problemi është te Ambasadori e ka thënë një fjalë të tillë”, thotë ai.

    Bartezko, që thotë se ka qenë luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kërkon zëvendësimin e Greg Delawie me një ambasador tjetër.

    “Mos e keqkuptoni atë Peticion si diçka kundër Amerikës. Peticioni është adresuare Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Jon Kerryt. Është një lutje për të zëvendësuar z. Delaëie me një njeri tjetër që ndoshta ka tjetër qasje në punë. Nuk është kundër Amerikës.”

    Peticioni i iniciuar nga ai ka ngjallur reagimet e liderëve shtetërore.  Presidentja Atifete Jahjga, Kryeministri Isa Mustafa, dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministri i Kosovës kanë thënë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj miqësise me Amerikën./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark