×
  • Lajme
  • Lajme

    Insajderi sjell dosjen – Kështu funksiononte grupi që dyshohet se mashtroi me Call Center

    Insajderi
    20 April 2024 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëntë persona – të gjithë familjarë mes vete – janë arrestuar nën dyshimin se kanë krijuar një grup që Prokuroria e cilës kriminal, të mashtrimit të personave me qëllim të përfitimit financiar.

    Ata dyshohet se krijuan një Qendër të Thirrjeve (Call Center) dhe mashtruan në forma të ndryshme shtetasit gjerman, me qëllim të përfitimit financiar për vete.

    Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen e plotë dhe akuzën që rëndon mbi këta persona, ndaj të cilëve të shtunën u vendos masa e paraburgimit ndaj tetë prej tyre, përjashto njërës nga të dyshuarat – ndaj të cilës u vendos masa e arrestit shtëpiak prej një muaji.

    Si funksiononte grupi?!

    Sipas dosjes së Prokurorisë akuzohen se gjatë vitit të kaluar nga lokacione të ndryshme, kanë krijuar një Qendër të Thirrjeve dhe kanë telefonuar shtetasit gjerman, duke i mashtruar herë duke u sjellur si ‘nënpunës i rremë policor, premtime fitimi, ndërmarrje për mbledhje borxhesh, mashtrim me kartela parapagesash, mashtrim me i-banking përmes internetit, mashtrim për investime, mashtrim pë ri-gjetjen e parave të humbura.

    Pas bisedave me ta të arrestuarit dyshohet kanë mashtruar viktimat, duke i bindur që të kenë çasje në kartelat e tyre bankare. Pas marrjes së çasjes, ata dyshohet se kanë transferuar para në xhirollogaritë e tyre, e më së shpeshti me paratë e viktimave kanë blerë  kriptovaluta.

    Të arrestuarit janë: Kastriot Bunjaku, Bianca Segashi, Berat Cakaji, Liridon Dervisholli, Armend Dervisholli, Besart Dervisholli, Gëzime Dervisholli dhe Esat Dervisholli.

    Në operacion për zbulimin e këtoj grupi, përveç organeve hetuese të Kosovës kanë marrë pjesë edhe autoritetet gjermane dhe INTERPOL.

    Përveç këtij grupi në Kosovë, janë zbuluar edhe disa grupe të tjera që dyshohet se janë të lidhura me njëra-tjetrën edhe në disa vende të tjera europiane.

    Prokuroria Speciale, sipas Aktvendimit PPS.nr.31/2023, PPS 73/2024 të dt. 04.04.2024, 15.04.2024 dhe 17.04.2024 ka filluar dhe zgjeruar hetimet ndaj të pandehurve: Kastriot Bunjaku, Bianca Segashi, Berat Cakaji, Liridon Dervisholli, Armend Dervisholli, Besart Dervisholli, Gëzime Dervisholli dhe Esad Dervisholli, për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale: Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK lidhur me veprën penale Mashtrimi nga neni 323 paragrafi 4 dhe veprën penale Hyrja në sistemet kompjuterike nga neni 327 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,. Po ashtu, Prokuroria Speciale, me shkresën PPS.nr.73/2024, të datës 19.04.2024, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale të cekur më lartë dhe në Aktvendimin për fillimin dhe zgjerimin e hetimeve.”, thuhet ndër të tjera në dosjen e siguruar nga Gazeta Insajderi.

    Në arsyetimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për vendimin e paraburgimit ndaj këtyre të dyshuarve, thuhet se “nëse të pandehurit gjenden në liri, do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të ndryshuar dhe dëmtuar provat lidhur me këtë çështje penale, do të tentojnë të ndikojnë edhe në dëshmitarë dhe të dëmtuar me qëllim të fshehjes së provave, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale”.

    Gjykata po ashtu ka vlerësuar se nëse të pandehurit gjenden në liri, do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të ndryshuar dhe dëmtuar provat lidhur me këtë çështje penale, do të tentojnë të ndikojnë edhe në dëshmitarë dhe të dëmtuar me qëllim të fshehjes së provave, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, karakteristikat personale të të pandehurve, tregojnë rrezikun se të njëjtit mund të përsërisin veprën penale”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark