×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Insiston Zeqiri: Po e konsolidoj kabinetin, s’jam duke menduar për zgjedhje të reja

    Insajderi
    03 June 2023 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, tha sot po vazhdon ta konsolidojë kabinetin e tij.

    Ai tha se është kundër zgjedhjeve të reja siç tha ai nuk dëshiron të bie ndesh me ligjin.

    “Edhe sot po vazhdojmë me disa takime për konsolidimin e kabinetit. Unë nuk dua të bie ndesh me ligjin, për t’u shpallur zgjedhjet e reja duhet të ketë njëfarë arsye, por për momentin s’jam duke menduar për këtë gjë”, tha Zeqiri për Klan Kosova.

    Kujtojmë se kërkesa për zgjedhje të reja në veri erdhi nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ndërsa i gatshëm për to u shpreh edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark