Insajderi
Lajme

Inspektorati arreston një zyrtar policor në Prizren për kanosje

Insajderi
01 September 2024 - 12:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Inspektorati arreston një zyrtar policor në Prizren për kanosje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor në Prizren me dyshimin për kryerjen e veprës penale “kanosje”.

Në njoftimin e lëshuar, thuhet se informacionet e para lidhur me këtë rast janë pranuar nga Policia e Kosovës në Prizren pas orës 17:00 dje. Hetuesit e IPK-së janë nisur në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore.

“Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin  kanë ndërmarrë disa veprime hetimore. Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘kanosje’”.

Pas këtyre veprimeve, prokurori ka vendosur që zyrtarit policor t’i caktohet masa e ndalimit për 48 orë, me dyshimin për kryerjen e veprës penale “kanosje”. Përveç ndalimit, zyrtari është gjithashtu suspenduar si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore.

Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë me veprime të tjera hetimore për të ndriçuar të gjitha rrethanat e rastit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark