×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Inspektorati Farmaceutik ka inspektuar kompaninë ‘Pharma Leader’ pas dyshimeve për falsifikim të dokumentit në tenderin për insulina

    Insajderi
    14 June 2023 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia së bashku me Sekretarin e MSH-së Naim Bardiqi kanë mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media gjatë ditës së djeshme, ku kanë njoftuar se kanë zbuluar dyshimet se një dokument i kompanisë “Pharma Leader” i dorëzuar në tenderin për insulina është fallso.

    Ndërsa sot, Inspektorati Farmaceutik në kuadër të MSh-së, ushtroi inspektim në kompaninë “Pharma Leader”, për të cilën dje u konfirmua se në procedurën e furnizimit të tenderit për insulina, ka prezantuar një dokument që dyshohet të jetë i falsifikuar, shkruan Gazeta Shneta.

    Vitia dhe Bardiqi me konferencë të jashtëzakonshme njoftojnë për dyshimet se kompania “Pharma Leader” ka dorëzuar dokument të falsifikuar në tenderin për insulina

    Në njoftimin e dhënë nga MSh-ja, mes tjerash thuhet se gjatë kontrollit në kompaninë “Pharma Leader”, Inspektorati Farmaceutik është asistuar nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.

    “Inspektimi është realizuar derisa organet e rendit, përkundër denoncimit publik, ende nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim në raport me dyshimet për falsifikim të dokumentit” thuhet në njoftim.

    Ndër të tjera, thuhet se janë kontrolluar edhe dokumentacionet e veprimtarisë së kësaj kompanie dhe janë gjetur disa pako të insulinave me afat të skaduar.

    Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:

    Njoftim

    Prishtinë, 14 qershor

    Sot, Inspektorati Farmaceutik në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, pasi që kishte indikacion të bazuar, ushtroi inspektim në kompaninë “Pharma Leader”, për të cilën dje u konfirmua se në procedurën e furnizimit të tenderit për insulina, ka prezantuar një dokument që dyshohet të jetë i falsifikuar.

    Inspektimi është realizuar derisa organet e rendit, përkundër denoncimit publik, ende nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim në raport me dyshimet për falsifikim të dokumentit.

    Gjatë kontrollit në kompaninë “Pharma Leader”, Inspektorati Farmaceutik është asistuar nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.

    Gjatë këtij inspektimi janë gjetur edhe disa pako të insulinave me afat të skaduar.

    Gjithashtu, janë kontrolluar edhe dokumentacionet që ndërlidhen me rregullsinë e veprimtarisë së kësaj kompanie.

    Ju njoftojmë se Ministria e Shëndetësisë, me datë 13 qershor 2023, në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike, ka dorëzuar njoftimin për dyshimin e falsifikimit të dokumentit nga ana e kompanisë “Pharma Leader”.

    Presim sa më parë nga Prokuroria që të ndërrmarrë të gjitha masat në funksion të zbatimit të ligjit lidhur me kryerjen potenciale të veprës penale – mashtrim në prokurim publik, falsifikim të dokumenteve me qëllim përfitimi dhe, mbi të gjitha, rrezikim potencial i shëndetit publik.

    Ministria e Shëndetësisë do t’ju njoftojë me kohë për të gjitha hollësitë lidhur me këtë rast.

    Inspektimet do të vijojnë për të mbrojtur shëndetin publik në mënyrë që qytetarët tanë të mos i ekspozohen ndaj këtyre rreziqeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark