Insajderi
Lajme

Inspektorati Qendrore i Tregut kryen aksione për prandalimin e shitjeve të cigareve elektronike afër shkollave

Insajderi
24 June 2026 - 16:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Inspektorati Qendrore i Tregut kryen aksione për prandalimin e shitjeve të cigareve elektronike afër shkollave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se përmes Inspektoratit Qendror të Tregut është duke zhvilluar aksione inspektuese me qëllim parandalimin dhe luftimin e shitjes ilegale të cigareve elektronike për personat e mitur.

Sipas njoftimit, gjatë pjesës së parë të muajit qershor 2026, inspektimet janë fokusuar kryesisht në bizneset që operojnë në afërsi të shkollave dhe që merren me shitjen e cigareve elektronike  në komunat e Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit, Vushtrrisë, Ferizajt dhe Vitisë.

“Shkeljet e evidentuara gjatë këtyre inspektimeve janë në procedurë trajtimi dhe do të ndiqen sipas dispozitave ligjore përkatëse.  Ndërkohë, Inspektorati Qendror i Tregut do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme inspektuese në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MINT.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark