Insajderi
Biznes

Instagram mundëson të rikthen fotografitë e postuara deri para pesë vitesh

Insajderi
06 April 2020 - 08:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në këtë platformë për shpërndarjen e fotografive, mund të kërkohet opsioni “On This Day”, që mundëson në rikthimin e fotografive, që janë postuar pikërisht atë ditë, nga një deri në pesë vite më parë.

Kjo mundësi që më herët ishte në dispozicion për Storie, tani mund të bëhet edhe për fotografi, në mënyrë që të zbutet sado pak mërzia e të qëndruarit në shtëpi si pasojë e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Mundësia e realizuar në Timehop, është e njëjta që është përdorur nga Facebook, Apple Photos dhe Snapchat, për të kthyer nostalgjinë në kohën e dikurshme.

Njoftimi për këto fotografi vjen në Activity Feed, ndërsa nëse përdoruesi nuk dëshiron t’i shfaqen këto fotografi ndër vite, atëherë mund ta mbyllë këtë mundësi dhe nuk do t’i shfaqen në ditët në vijim.

Deri më tani, fotografitë riktheheshin, vetëm që të reflektohej në vetën, të bëheshin krahasime me të renë, si dhe të shpërndahen me të tjerët, apo të injorohen në tërësi.

Tani këto imazhe po rikthehen, për të treguar se si jetonim sikur, derisa nuk e llogaritëm ndonjëherë se do të ndodhë kështu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark