Rrjeti social Instagram është zotuar të bëjë më shumë për të ndaluar shfaqjen e reklamave të fshehura në platformë pas një hetimi nga mbikëqyrësi i reklamave në Mbretërinë e Bashkuar, shkruajnë mediat e huaja.
Pjesë e këtyre hetimeve ku janë gjetur gabime në mos-deklarim të partneritet reklamues ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Shefi ekzekutiv i CMA, Andrea Coscelli tha se për shumë kohë, platformat kryesore nuk kanë marrë përgjegjësi për reklamat e fshehura në faqen e tyre.
“Pra, ky angazhim për të trajtuar reklamat e fshehura dhe për të rishikuar mënyrën se si njerëzit postojnë në Instagram – duke e bërë të vështirë për përdoruesit të injorojnë ligjin – është një hap i mirëpritur përpara. Këto ndryshime do të thotë se nuk do të ketë asnjë justifikim për bizneset që të anashkalojnë mënyrën se si reklamohen markat e tyre – duke e bërë jetën shumë më të vështirë për ata që nuk janë paraprakë dhe të sinqertë me ndjekësit e tyre”, u shpreh ai.