×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Instagrami, aplikacioni më i dëmshëm për shëndetin tuaj mendor

    Insajderi
    20 October 2018 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bazuar në hulumtimet e revistës “The Royal Society of Public Health”, Instagrami është rrjeti social më i dëmshëm për shëndetin tuaj mendor.

    Hulumtimet u bazuan në aplikacionet më të përdorura si: Youtube, Instagram, Twitter, Facebook dhe Snapchat, rezultojnë që rrjeti social Instagram është më i dëmshmi.

    Hulumtuesit erdhën në përfundim se përdoruesit e këtij rrjeti social, janë shumë të zënë për të publikuar “foton perfekte”, të tyre.

    Kjo për arsye se imazhet e publikuara në këtë rrjet social, krijojnë përshtypjen që njerëzit që ju ndiqni, janë duke u kënaqur me jetën e tyre dhe çdo gjë është perfekte. Kështu që kur këta përdorues publikojnë imazhe nga përditshmëria e tyre, presin që të tjerët të pëlqejnë ato imazhe që postojnë. E në rastet kur këto imazhe nuk pëlqehen ashtu siç përdoruesit e kanë pritur, ky lloj reagimi i ndjekësve të tyre, mund t’i dërgojë edhe në depresion.

    Personat që morën pjesë në këtë hulumtim, treguan që mënyra më e mirë për të përdorur këtë rrjet social, është nëse krijohet një link që ndërpret përdoruesit që kanë shfrytëzuar aplikacionin për një kohë të gjatë pandërprerë./21Media

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark