×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Institucionet e pavarura në rrezik nga tendenca e Qeverisë për t’i kapur ato”

    Insajderi
    10 November 2022 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë projektligji për Këshillin e Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil është anti kushtetues, të vetmin qëllim ka kapjen e këtij institucioni të pavarur nga ana e Qeverisë. Sipas Tahirit, ky bënë tërësisht të pavlefshëm rolin dhe mandatin e këtij institucioni.

    “Projektligji në tërësinë e tij është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Ky Projektligj e bënë tërësisht të pavlefshëm rolin dhe mandatin e një institucioni kuazi gjyqësor i cili qëllimin kryesor e ka të kujdeset për mbrojtjen e standardeve në fushën e shërbimit civil”, tha Tahiri.

    Tutje, Tahiri theksoi se me këtë projektligj, mijëra shërbyes civilë mbesin pa mbrojtje efektive juridike,

    “Me këtë projektligj, mijëra shërbyesve civil mbesin pa mbrojtje efektive juridike të cilëve u humb e drejta e tyre Kushtetuese. Thënë më drejtpërdrejt, në këtë Projektligj nuk ka asnjë dispozitë që ia vlen të miratohet nga ky Kuvend. Për këto arsye, me qëllim të mbrojtjes së Kushtetutës, mbrojtjes së institucionit kryesor që mbron rregullat e shërbimit civil, depolitizimit, Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet ta refuzojë këtë ligj. Në të kundërtën shihemi në Gjykatë Kushtetuese”, është shprehur Tahiri.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark