Insajderi
Botë

Intelegjenca Gjermane heton rreziqet e emigracionit dhe ndikimin rus në Greqi

Insajderi
07 March 2016 - 19:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kabineti i kancelarës gjermane, Angela Merkel e ka urdhëruar agjencinë e inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, BND, që të dokumentojë ndikimin rus në Qeverinë greke dhe në veçanti, politikën e saj të migracionit.

Misioni i Agjencisë Gjermane të Inteligjencës është e angazhuar të hetojë rrjetet e trafikimeve të emigrantëve dhe gjetja e sa më shumë provave për rreziqet e sigurisë që lidhen me migrimin ilegal.

Kjo është e nevojshme, si për sigurinë kombëtare, ashtu edhe për arsye politike dhe sociale, pasi rruga nga Ballkani tashmë është mbyllur dhe thirrjet për të zvogëluar migrimin janë duke u bërë më të zëshme anekënd Evropës.

Për Inteligjencën Gjermane mision mbetet të zbulohet edhe ndikimi i Rusisë në Athinë, shkruan BalkanAnalysis. Rusia shihet si vend që ka ndikim të madh në Rusi, me prezencë të madhe të diplomatëve në Greqi, plotë 58 diplomatë të akredituar. /Insasjderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark