23:29 - 19 Mars 2023

Juventus është fitues i derbit të Italisë. Skuadra bardhezi mori një fitore të madhe 1-0 në “San Siro” duke konfirmuar formën mjaft të mirë që po kalon në këtë fazë të sezonit, edhe pse në fakt vinte me shumë mungesa.

Pa Di Marian, Pogba-n dhe disa lojtarë të tjerë, Allegri i beson të rinjve si Soule dhe Fagioli, me këtë të fundit që bëri një paraqitje fantastike.  Skuadra bardhezi do të kalonte në avantazh në minutën e 23-të me një gol të Kostic, i cili la të shtangur portierin Onana.

Edhe pse pritej një reagim nga Interi, Juventus nuk lë hapësira dhe madje rrezikon në disa raste për të gjetur dhe golin e dytë. Gjithsesi deri në fund skuadra torineze rezistoi të merrte 3 pikët e radhës.

Tags: ,