×
  • Sport
  • Sport

    Inter nuk gabon kundër Sassuolos – Lukaku shkëlqen me dy gola

    Insajderi
    13 May 2023 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Interi vazhdon me formën e mirë në kampionat, teksa sonte mundi 4-2 Sassuolon. Pjesa e parë u mbyll me një eurogol të Lukakut, i cili u dha qetësinë e duhur zikaltërve.

    Çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë, djemtë e Inzaghit e shohin veten në avantazh të trefishtë. Fillimisht Trossoldi realizon në portën e gabuar, ndërsa më pas “tundi rrjetën” edhe Martinez.

    Miqtë nga Reggio Emilia nuk u dorëzuan dhe rihapën llogaritë përkohësisht me Henrique dhe Frattesi. Gjithsesi, asgjë për t’u shqetësuar për vendasit, që mbyllën me golin e dytë të Lukakut. Inter konsolidon pozitat në Champions, pasi renditet në vendin e 3-të me 66 pikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark