×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Inter pret Juventusin në finale, “Zonja e Vjetër” mposht Fiorentinën në Torino

    Insajderi
    20 April 2022 - 23:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Juventusi ka fituar edhe ndeshjen e dytë kundër Fiorentina, me rezultatin 2-0, dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Italisë ku e pret skuadra e Interit që eliminoi Milanin.

    Juventusi donte t’i mbyllte llogaritë sa më shpejt dhe pas gjysmë ore lojë kishte një mundësi të mirë shënimi, por Dusan Vlahovic nuk ia doli ta ndëshkonte ish-skuadrën.

    Atë që nuk e bëri sulmuesi serb e bëri Federico Bernardeschi, i cili më një “volej” brenda zone shënoi në portën e Fiorentinës që e bëri të famshëm. Ekipi i Italianos u mundua të reagonte, por Perin bëri një pritje fantastike ndaj Cabral.

    Pesë minuta nga nisja e pjesës së dytë Quarta vuri në provë sërish portierin e Juventusit, që ishte vendimtar me pritjen e tij. Bardhezinjtë reaguan, por ishin të pafat. Zakaria u ndal nga shtylla pingule.

    Fiore nuk u dorëzua dhe provoi me Biraghi me një goditje dënimi. Në minutën e 69-të Adrien Rabiot e çoi topin në rrjetë, por festa bardhezi u prish nga VAR për pozicion jashtë loje.

    Gjithsesi me rëndësi ishte fitorja në fund dhe Juventusi e mori, madje duke shënuar në shtesë edhe golin e dytë me brazilianin Danilo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark