Interi ka arritur të triumfoj derbin ndaj Romës me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së 10-të, në Serie A.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi francezi, Marcus Thuram, në minutën e 81-të.
Mesfushori shqiptar, Asllani, kontriboi në golin e vetëm të ndeshjes, kur pasoi me shumë saktësi te Di Marco, i cili asistoi për Thuram.
Inter me këtë fitore ka rimarrur vendin e parë në tabelë.
Ndërsa Romës kjo disfatë i prish serinë e pesë fitoreve radhazi.
Inter prinë në tabelë pas 10 xhirove, me 25 pikë dy më shumë se Juventusi, kurse Roma është e teta me 14 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Inter e luan si mysafir i Atalantës kurse Roma e pret në shtëpi Leccen./Arbresh.info/