Juventusi dhe Reali i Madridit do të përballen në një miqësore në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, sfidë që do të startojë në orën 4:30 të mëngjesit të të dielës.
Interesi për sfidën është mjaft i lartë dhe “Rose Bowl Stadium” në Pasadena të Kalifornisë do të jetë i tejmbushur, pasi organizatorët raportojnë se janë shitur të 90 mijë biletat e vëna në dispozicion.
Dy skuadrat janë rreth dy javë para startit të kampionatit dhe nuk kanë arritur ende formën më të mirë, megjithatë në Pasadena pritet një 90-minutësh spektakolar ku do të luajnë edhe futbollistë të afruar rishtazi në merkato.