Insajderi
Lajme

Interesim më i ulët për votim: Rreth 190 mijë qytetarë më pak votuan deri në orën 17:00 krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit

Insajderi
07 June 2026 - 17:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Interesim më i ulët për votim: Rreth 190 mijë qytetarë më pak votuan deri në orën 17:00 krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Kosovë po zhvillohet procesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa të dhënat e fundit tregojnë një pjesëmarrje më të ulët të votuesve krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas shifrave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 17:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 571,902 qytetarë.

Kur krahasohet me procesin zgjedhor të mbajtur më 28 dhjetor, rezulton se deri në të njëjtën orë kanë votuar rreth 190 mijë qytetarë më pak.

Në zgjedhjet e dhjetorit, deri në orën 17:00 pjesëmarrja kishte arritur në 764,694 votues, një shifër dukshëm më e lartë se ajo e regjistruar në zgjedhjet e sotme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark