×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Interesimi i Barcelonës dhe Bayern, agjenti i Klopp tregon ku do të jetë e ardhmja e trajnerit të njohur

    Insajderi
    21 February 2024 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jurgen Klopp nuk do të marrë drejtimin e ndonjë skuadre në verën e vitit 2024. Këtë e ka konfirmuar agjenti i tij.

    Pasi Klopp njoftoi largimin, klubet e mëdha si Barcelona dhe Bayern Munich kanë shprehur interesim për Klopp.

    Megjithatë agjenti i tij Marc Kosicke iu ka rikujtuar të gjithëve se Klopp nuk do t’i ndryshoj fjalët që ka thënë në konferencë për shtyp.

    Jurgen Klopp nuk do të drejtojë asnjë klub ose kombëtare për një vit pas këtij sezoni. Kjo mbetet e pandryshuar”, konfirmoi ai për “Sky Deutschland”.

    Klopp tek Liverpool ka fituar Premierligën, FA Cup, EFL Cup, Community Sheild, Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për klube.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark