×
  • Sport
  • Sport

    Interi merr masë ndëshkimore pas Calhangolu e teproi me fjalët

    Insajderi
    25 June 2022 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas deklaratës së dhënë për “Tivibu Spor” në Turqi, Interi ka marrë vendimin të gjobisë Hakan Calhanohlu. Mesfushori i Inter-it ka akuzuar trajnerin Simone Inzaghi si fajtorin kryesor për humbjen e titullit.

    Zëvendesimet e gabuara çuan në humbjen e ekipit duke sjellë dhe humbjen e kampionatit. Calhanoglu sqaroi më vonë se fjalët e tij janë keqinterpretuar nga mediat pasi ai nuk e ka akuzuar asnjëherë trajnerin.

    “Fjalët e mia janë keqkuptuar nga disa media pasi un kurrë nuk kam fajësuar asnjë trajner. Inzaghi është një trajner i madh dhe gjithmonë ka pasur besim tek mua. Këtë sezon fituam 2 trofe dhe kjo është meritë e tij”, u shpreh mesfushori turk.

    Calhanohlu ka folur edhe për talljen nga Zlatan Ibrahimovic gjatë festimeve të titullit të Milan-it.

    Sipas tij suedezi ka provokuar tifozët për të kënduar kore kundër tij me fjalë ofenduese për familjen e mesfushorit.  Hakan Calhanoglu e ka informuar klubin e Inter-it për deklaratën e tij, por ajo nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve. Sipas “Gazzetta” dhe Alfredo Pedulla klubi ka marrë vendim ta gjobisë turkun.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark