×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Interpol Tirana ekstradon dy kosovarë nga Shqipëria, ja për çfarë akuzohen

    Insajderi
    25 April 2024 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    R.S., 23-vjeçar dhe B.S., 45-vjeçar, janë ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë nga Interpol Tirana.

    Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit me anë të një njoftimi zyrtar. Siç thotë policia e Shqipërisë, R.S. kërkohej nga ILECU për armëmbajtje pa leje dhe grabitje, si dhe ka tre urdhra të Gjykatës Themelore në Prishtinës, shkruan Gazeta Insajderi.

    “R. S., 23 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga ILECU, Kosovë, për armëmbajtje pa leje dhe grabitje, si dhe ka tre urdhra ndalimi të lëshuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Ky shtetas është arrestuar në Durrës, në muajin nëntor 2021, gjatë operacionit policor të koduar “Arratia””, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq, B.S. dyshohet se ka vjedhur një automjet të institucioneve zyrtare të Kosovës dhe ka tentuar ta trafikojë në Shqipëri.

    “-B. S., 45 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga ILECU, pasi më datë 16.08.2022, ka vjedhur automjetin e një institucioni shtetëror në Prishtinë dhe ka tentuar ta trafikojë në Shqipëri, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Qafë Morinë”, vijon njoftimi. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark