Vedat Muriqi e ka vlerësuar pozitivisht barazimin e Përfaqësueses së Kosovës në udhëtim te Izraeli në ndeshjen e parë të Grupit I në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Dardanët morën një barazim të madh 1-1 në udhëtim te Izraeli, edhe pse ishin afër të merrnin të tri pikët.
Ky barazim ka lënë shije të mirë të sulmuesi i Kosovës, Muriqi, i cili pas kësaj pike, shpreson një fitore ndaj Andorrës në Prishtinë.
“Ishte një ndeshje e rëndësishme për neve. E kemi ditur që Izraeli janë ekip i fortë. Janë favorit i grupit me Zvicrën”, ka thënë fillimisht Muriqi pas ndeshjes.
“Kemi punuar shumë dhe sot kthehemi me një pikë. Ka pasur raste kur e humbëm kontrollin”.
“Ka qenë ndeshje që kemi mundur me humb, por edhe me fituar”.
“Na duhet të fitojmë ndaj Andorrës dhe me mbyll këtë muaj me katër pikë”, përfundoi sulmuesi i Kosovës.