Insajderi
Insajderi

Intervista e rrallë e komandant Bardhit pak javë para rënies heroike, ish-reporteri Afrim Mustafa jep rrëfimin për Insajderin

Insajderi
10 August 2022 - 21:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Intervista e rrallë e komandant Bardhit pak javë para rënies heroike, ish-reporteri Afrim Mustafa jep rrëfimin për Insajderin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Raportimi në periudhën me të vështirë për kosovarët, intervistimet dhe sakrifica e vazhdueshme për informimin e opinionit janë elementet kryesore të rrëfimit të ish-reporterit dhe veteranit të Luftës së UÇK-së, Afrim Mustafa për Insajderin.

Mustafa studimet i kreu në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, krahas studimeve, i njëjti u mor edhe me gazetari. Ai punoi në gazetën “Bujku”, e duke vazhduar më pas me raportimet për dhjetra media të tjera.

Ish-reporteri, tregoi për Insajderin eksperiencën e tij të raportimit në luftë, zonat nga ku ai informonte për ngjarjet dhe gjithashtu edhe për punën e tij publicistike më pas.

“Kisha fatin dhe nderin që gjatë luftës të raportojë për mediat shqiptare, sidomos për Gazetën Bujku dhe Radio Televizionin Shqiptar të Tiranës si dritarja e vetme informative gjatë kohës së luftës, kam raportuar nga Drenica, Prekazi, Guri i plakës, Pashtriku, Karadaku dhe duke vazhduar deri ne Neordime, momente interesante kujtime dhe nderime të veçanta te cilat i ruaj me dashuri e respekt të madh”, tha ai për Insajderin.

Mustafa rrëfeu gjithashtu edhe për mënyrën e raportimit në vitet e 90-ta krahasuar me vitet e fundit, në kohën kur teknologjia pothuajse ka arritur pikën kulminante të zhvillimit.

Ai tha për Insajderin se Ukraina posedon një ndihmë që Kosova e mori më vonë, ukrainasit janë në luftë institucionale kurse kosovaret flijoheshin vullnetarisht.

“Gjatë asaj kohe ka qenë një raportim krejt ndryshe i rrezikshëm, emocional dhe për ta krahasuar atë kohe, ka qenë ndryshe sepse lufta ishte ndryshe, Ukraina është në lufte institucionale, Kosova ishte në tjetër situate, luftëtaret e UÇK-së janë flijuar vullnetarisht. Bota demokratike na ndihmoj edhe ne bashkë me UÇK-ne, por duhet punuar për ta përparuar shtetin”, shtoi ish-reporteri Mustafa.

Rasti të cilin Mustafa e kujton si moment të rëndë, por, në të cilin i qëndroi besnik profesionit, ishte kur raportoi nga vendi i ngjarjes për rënien heroike të dëshmorëve të parë në Kaçanik.

“Rreziqet që i kam përjetuam dhe shpëtimi është nga fati dhe zoti, sepse ka qenë shumë e rrezikshme. sepse ka pasur pika kontrolli. Kujtoj 24 vite më parë kur ranë dëshmoret e parë në Kaçanik, në luftë të pabarabarte, kisha fatin e nderin të raportoj nga vendngjarja ku ka qenë një pike heroizmi”, tha tutje gazetari.

Në anën tjetër, Mustafa tha se edhe bashkëpunimi me mediat ndërkombëtarë nuk ka munguar aspak, pasi të njëtit kishin kërkuar, shpesh edhe raportimet e gazetarëve kosovar.

“Atëkohë nuk kanë funksionuar rrjetet sociale, kam pas rastin të dërgoj materiale tek radio stacioni i veçantë Zëri i Amerikës, pastaj ka transmetuar dhe Deutche Welle në gjuhën shqipe”, pohoi ish-reporteri.

Me Nostalgji, Mustafa kujton edhe intervistat që i njëjti realizoi në ditët e vrazhda të luftës. Pak javë para rënies heroike në fushën e nderit, ish-reporteri kishte intervistuar edhe komandantin Qamil Ilazi, i njohur me nofkën komandant “Bardhi”.

“Kam disa intervista, dua ta veçoj intervistën e komandantit Qamil Ilazi, komandat Bardhi, ku më pas intervistova edhe Hajrush Kurtaj-n, zëdhënësi i Ilazi-it. Kjo interviste është ndër më të rrallat dhe me historiket pasi ai ka dhëne mesazhe të qarta dhe historike duke ftuar për bashkimin e faktorëve politik dhe ushtarak të kësaj kohe”, shtoi tutje Mustafa.

Komandant “Bardhi” njihej si strateg në fushëbetejë, i njëjti ka qenë komandant i Brigadës 162 “Agim Bajrami”.

Veterani i luftës së UÇK-së, tha se intervistën e tij e ka dërguar edhe tek familja në shenjë respekti për ta.

“Në shenjë respekti, familjarëve ua kam dhënë intervistën si video-inqizim gjatë luftës, por, me kushtin qe të mos përdoret nga dikush tjetër, dhe familjaret e kane respektuar këtë dhe e kanë përkrah”, tha ai për Insajderin.

Më poshtë mund të ndiqni një pjesë të shkurtër nga intervista e realizuar atëkohë.

Ish-reporteri i luftës rrëfeu edhe një pjesë të shqetësimit aktual që ai ka, ai tha se ka shumë frikë se dokumente të tilla të rëndësishme të realizuar nga profesionistë mund të “zhduken”, dhe i njëjti ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani që të njejtat të jenë në mbrojtje.

Për ta lehtësuar edhe më shumë këtë proces, Mustafa ka përgatitur “Bardhësitë e Atdheut”, enciklopedinë 3 shekullore me 1842 faqe dhe 40 mijë dokumente e argumente.

Sikurse Kurti njejtë edhe Osmani refuzuan t’i përgjigjen kërkeses së ish-reporterit.

“Kam pas frikën e deformimit të tyre, kam bërë kërkese edhe kryeministrit që të ruhen për opinionin për publikun dhe historiografinë, skam pas pergjigjie e as ndihmë, edhe Vjosa Osmanit ia kam bërë kërkesën as ajo nuk është përgjigjur.

Mustafa tha se Kongresi Amerikan e ka kërkuar atë vepër, dhe do që ta përkthej në anglisht por diçka e tillë nuk po mund të realizohet deri më tani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark