Neptun dhe Jumbo janë dy kompani shqiptare, pjesë e Grupit të madh ndërkombëtar Balfin, të cilat kanë arritur të shkëlqejnë edhe në Kosovë, ku sot kanë një rol udhëheqës në…
Neptun dhe Jumbo janë dy kompani shqiptare, pjesë e Grupit të madh ndërkombëtar Balfin, të cilat kanë arritur të shkëlqejnë edhe në Kosovë, ku sot kanë një rol udhëheqës në tregun e pajisjeve elektronike, të lodrave për fëmijë dhe pajisjeve të tjera për shtëpi.
Neptun aktualisht numëron 12 njësi dyqanesh në Kosovë dhe ka plot 252 punonjës. Kompania ka një plan zgjerimi dhe do të vijë edhe në qytetet ku mungon në vend përgjatë vitit 2019, ku numri i të punësuarve do të shkojë në 286. Kjo prezencë e Neptun në qytetet e Kosovës është një mundësi më shumë për konsumatorin që kërkon produkte cilësore, çmime promocionale që mundësohen nga anëtarësimi në programin e besnikërisë “Happy”, një shërbim cilësor nga një staf i përgatitur si dhe shërbimi i përkujdesjes ndaj klientit pas shitjes.
Ndërkohë, Jumbo në Kosovë numëron gjithesej 6 dyqane (në Fushë Kosovë, Prishtinë në Albi Mall, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë) dhe ka 220 punonjës. Me planin e hapjes së dyqanit të 7-të në Pejë brenda këtij viti, ku do të krijohen 40 vende të reja pune, numri i përgjithshëm i punonjësve do të shkojë në 260. Aktiviteti kryesor i Jumbo është tregtimi i lodrave për fëmijë, sende për të vegjël, libra, kancelari, si dhe gjëra sezonale e dekorative.
Jumbo është brendi më i dashur për vogëlushët por edhe për të rriturit pasi linja e gjerë e produkteve, larmia e tyre, dizajni i veçantë dhe çmimi më i mirë në treg, bëjnë që Jumbo të jetë një atraksion për të gjithë.
Ne intervistuam Drejtorin Ekzekutiv të Neptunit në Kosovë, Faruk Ademin, i cili është pjesë e kompanisë që nga viti 1997, ndërkohë që duke nisur nga viti 2007, ai e drejton atë në vendin tonë.
Duke nisur nga viti 2014, Z. Ademi është edhe drejtor për Kosovën i Jumbo.
Ademi flet për arritjet e kompanive, perspektivat për të ardhmen dhe problematikat e tregut në Kosovë.
- Prej sa vitesh operon Neptun në Kosovë dhe në cilat pozita është sot kompania në tregun vendas dhe po ashtu na flisni pak edhe per Jumbo, ku ju jeni gjithashtu drejtori i tij?
- Ademi: Neptun në Kosovë e nisi aktivitetin në vitin 2007 në qendrën tregtare në Albi Mall, si një dyqan modest dhe pastaj rrjeti u zgjerua me dyqane të tjera në: Prizren, Fushë Kosovë, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Klinë, Suharekë, Lipjan, Royal Mall në Prishtinë, Mitrovicë dhe tani se fundmi edhe në Vushtri. Neptun në Kosovë sot mban pozicionin e liderit në sektorin e shitjes me pakicë të pajisjeve elektronike. Ndërkaq, Jumbo dyqanin e parë e ka hapur me 28 Nentor 2014 në Fushë Kosovë, ndërsa sot numëron 6 dyqane në total. Kompania ëhstë gjithashtu lider në sektorin e shitjeve me pakicë të lodrave, artikujve shkollorë dhe materialeve të ndryshme për shtëpi. Sot Jumbo është e pranishme edhe në Albi Mall në Prishtinë, në Prizren, Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë.
- Na thoni 3 arsyet kryesore se përse një blerës duhet të zgjedhë Neptunin në Kosovë?
- Ademi: Neptun ofron një eksperiencë evropiane të blerjes me ambiente të një standardi të lartë mbështetur në një shërbim të shkëlqyer ndaj konsumatorit. Neptun nuk bën asnjëherë kompromis në kurriz të kualitetit të produkteve që ofron në çdo dyqan të tijin, pasi jemi zotuar që të sjellim çdo herë linjën e fundit të teknologjisë nga brendet që kanë bërë ndryshimin e vërtetë në treg dhe sigurisht për skemën e çmimeve racionale me përpjekjen e vazhdueshme që t’i përshtatet mundësisë financiare të gjithsecilit.
- Cilat kanë qenë sfidat kryesore përgjate vitit 2018 për Neptun dhe Jumbo?
- Ademi: Sikurse thuhet: “Nuk ka sukses që shijon më fort se ai që është produkt i sfidave që të përgatisin për një sfidë tjetër” dhe për ne vlen e njëjta. Operojmë në një treg që jo çdo herë është i drejtë dhe jo çdo lojtar luan sipas rregullave të një ekonomie formale, por përkundrejt mjedisit kompleks në të cilin punojmë vizioni ynë nuk ndikohet nga këta faktorë desktruktiv dhe qëllimi mbetet i njëjte: t’iu shërbejmë atyre që na besuan dhe vazhdojnë ta bëjnë për gjithë këto vite duke na renditur të parët në fushat e industrisë ku operojmë duke na motivuar të përmirësohemi çdo ditë, për të mos u vetëkënaqur nga ajo që jemi, por duke u sfiduar nga çfarë mund të bëhemi.
- Cilat janë planet e Neptun dhe Jumbo në Kosovë për vitin 2019?
- Ademi: Të zgjerohemi sigurisht edhe në ato qytete ku nuk jemi ende të pranishëm, të jemi aty ku konsumatori thërret për një shërbim cilësor, produkte të brendeve botërore dhe ambiente që ftojnë për blerje dhe eksperiencë unike. Me këtë zgjerim do shtojmë edhe mundësi punësimi, çka ndikon pozitivisht në zbutjen e nivelit të papunësisë. Perveç të tjerave, Neptun do ofrojë edhe shërbimin e-commerce, si një mundësi që lehtëson procesin e blerjes jo vetëm për qytetarët e vendit, por dhe për ata që nuk jetojnë këtu. Ndërsa Jumbo në plan për vitin 2019 ka hapjen e një dyqani në Pejë, që do të jetë i shtati në Kosovë.
- Çfarë do të thotë të jesh pjesë e një Grupi të madh ndërkombëtar si Balfin?
- Ademi: Para se të theksoj reputacion dhe kredibilitetin që sigurisht të çojnë direkt në një nivel tjetër, gjë për të cilen jemi koshient që ndihmon dukshëm pozicionin dhe perceptimin në treg, do cilësoja faktin e një përgjegjësie të madhe që të angazhon përballë konsumatorit, pasi të jesh pjesë e një Grupi si Balfin, bën që sensi i pergjegjesisë ndaj tregut të rritet, ngaqë pritshmëritë kalojnë në një stad tjetër kur bëhet fjalë për një kompani me profil ndërkombëtar.
- Cilat janë disa nga politikat e Grupit Balfin pjesë e të cilit janë të gjitha kopmanitë që ju drejtoni në Kosovë për punonjësit?
- Ademi: Grupi Balfin ka një traditë të gjerë për trajtimin special të punonjësve të tij. Ky Grup, që nga praktikat e punës, programet si Talent Pool apo Akademia e Trajnimeve etj, i ka patur gjithnjë në qendër punonjësit e vet, të cilët i konsideron si partnerët më të çmuar. Programet e ndryshme të motivimit dhe zhvillimit profesional, qofshin ato të brendshme apo në kordinim me industritë me të cilat punojmë, kanë dhënë rezultate progresi, pasi një pjesë e mirë e stafit që sot janë në pozicione kyçe, janë promovuar nga niveli i shitjes në atë të vendim-marrjes. Prandaj konsideroj që vlerësimi korrekt i performancës dhe integrimi i punonjësve në procese të ndryshme të punës, është një mundësi për të spikatur talente qe sensin e gjykimit të situatave me natyrë biznesi e kanë të mprehtë.
- Cili është problemi me i madh më të cilin ndesheni në treg?
- Ademi: Problemi nuk është një dhe i vetëm, pasi problematikat janë të shumta dhe i adresohen kategorive të ndryshme, por do veçoja importet paralele dhe ekonominë jo formale, që reflektojne në mos-respektimin e politikës së çmimeve të tregut, duke afektuar në sjelljen konsumatore dhe si qasje e tillë natyrisht që dëmton në prizmin e perceptimit nga jashtë. Konsumatorët jo çdo herë janë të informuar saktë për formën se si tregu i zi funksionon dhe jo rrallëherë vlerësojnë çmimin si kriter përcaktues në vendimin për blerje, për çfarë konsideroj se ky gjykim për investimin që bëjnë është në këndveshtrimin aftashkurtër.
- Cila është një nga arritjet me të mëdha të viteve të fundit?
- Ademi: Zhvillimi i vazhdueshëm si në aspektin e kapitalit njerëzor, po ashtu edhe në perspektivën e performimit të biznesit. Ne jemi të vetëdijshëm për pozicionin që kemi në treg, por në epokën e digjitalizimit, industria e shitjes me pakicë siç e dijmë në vazhdimësi, është në trend ndryshimi, prandaj angazhimi ynë shtrihet përtej një komoditeti ditor, duke ndjekur ndryshimin në kurbën e kërkesës në raport me ofertën, duke ruajtur dhe rritur portofolion e konsumatorëve me shërbimin më cilesor dhe programin e besnikërisë, në sjelljen e novacioneve teknologjike dhe zgjerimin e mëtejshëm të zinxhirit të dyqaneve, që gjithësecili që vlerëson eksperiencën e blerjes evropiane të ketë qasje dhe mundësi të jetë pjesë e saj.
Neptun dhe Jumbo janë pjesë e Grupit Balfin, Grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në sektorin bankar me Tirana Bank, në industrinë e modës dhe atë minerare me AlbChrome dhe Newco Ferronikeli, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Spar.