×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Intervistë | Arbër Gashi, nga një djalosh me prejardhje prej Drenicës, tek një politikan i zoti në Suedi

    Insajderi
    01 October 2022 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I përfshirë në politikë qysh nga mosha 14-vjeçare duke qenë pjesë e forumeve rinore dhe aktivizmit, Arbër Gashi, kosovari i cili po korr suksese në Suedi në një intervistë për Insajderin ka dhënë detaje rreth planeve të tij, lidhjes me Kosovën dhe përparësive që shteti skandinav i dha.

    Insajderi

    Të jesh nga Drenica me prejardhje dhe njëkohësisht një ndër kandidatët për një ulëse në parlamentin e Suedisë, tingëllon edhe për Gashin sikurse një ëndërr e bërë realitet.

    Tash, 27-vjeçari është kryetar i partisë socialdemokrate në Halmstad dhe gjithashtu zëvendës-deputet në parlamentin suedez.

    Megjithëse, Gashi nuk ia doli të siguroj një ulëse, i njëjti u shpreh i lumtur se Adnan Dibrani dhe Aida Birinxhiku arritën të përfaqësojnë parlamentin suedez si kosovarë.

    Intervista e plotë:

    Nje biografi te shkurter? Quhem Arbër Gashi dhe jam 27 vjeçar. Lindur ne vitin 1994 ne Suedi, por me prejardhje nga komuna e Drenasit dhe fshati Verboc. Kam studiuar shkencën politike ne fakultetin e Halmstadit. Mbas diplomimit fillova te punoje ne entin e sigurisë shëndetësore ne Suedi. Si 24 vjeçar u bera drejtori ma i ri dhe udheqi nje repartin me zyrtarë, ku punoj edhe sot.

    Insajderi: Si ka nisur karriera juaj politike?

    Gashi: Isha 14 vjeçar kur unë dhe vëllau im e hapëm një forum rinor socialdemokrat në qytetin ku jetoja. Prej atij momenti jam angazhuar në politik. Në forumin rinuar kam mësuar shumë për politikë dhe me vitet vetëm u rrit angazhimi politik. Sot jam kryetari i partisë socialdemokrate në Halmstad dhe jam zëvendës-deputet në parlamentin suedez.

    Insajderi: A ka qenë Suedia vend i mundësive për ty?

    Gashi: Patjetër që po. Si i ri kam pas mundësinë të shkollohem, te mësoj gjuhen shqipe, te studioja në fakultet falas dhe kem të kem ambicie në përgjegjësi. Ndihem shumë falënderues ndaj shtetit suedez, dhe modest me faktin se shumë moshatarë të mi ne Kosove nuk i kan pasur mundësitë te cilat i kam pasur unë. E ndjeje si obligim t’i kapi gjitha mundësitë që më paraqiten sepse më obligon vetë historia jonë.

    Insajderi: Si e sheh Suedinë në raport me Kosovën, ku çalon Kosova?

    Gashi: Nuk duhet të krahasohet Suedia me Kosovën. Suedia nuk ka pasur lufte që 200 vite. Para 100 viteve Suedia ishte njëra prej shteteve më të varfëra në Evrope. Kosova ka pasur një zhvillim të mirë prej shpalljes së pavarësisë, por njëkohësisht duhet të punohet shumë më shumë në të ardhmen.

    Insajderi: Çfarë përparësive të ka dhëne shteti skandinav?

    Gashi: Sistemi skandinav bazohet në idetë socialdemokrate, të cilat parashtrojnë në edukim të mirë dhe falas. Një siguri shëndetësorë gjithëpërfshirëse. Një barazi njerëzore në mundësitë dhe obligimet ndaj shtetit. Këto idetë i kan ndërtuar shtetet e forta dhe të sigurta.

    Insajderi: Si ka qenë eksperienca e kandidimit këtë vit?

    Gashi: Ka qenë një nder shumë i madh. Një djalë me prejardhje nga Drenica të kandidojë për parlament në një shtet si Suedia. Para 30 vitesh nuk kishte besuar askush në Kosove se do të përparojnë djemtë dhe vajzat tona në shtetet demokratike. Sot i kemi dy deputet me prejardhje shqiptare në Suedi. Është një ndjenjë shumë e mirë, dhe mundemi të ecim edhe më shumë përpara.

    Insajderi: Cilat jane perspektivat tuaja ne rrugën politike?

    Gashi: Unë dua të vazhdojë rrugëtimin te cilin e kemi nisur. Dua të punoje kundër padrejtësive, për barazi gjinore dhe të punojmë me plot sfida politike që i kemi.

    Insajderi: Po në raport me Kosovën, e keni menduar të ktheheni ndonjëherë?

    Gashi: Unë kthehem çdo verë në Kosovë. Ndoshta në të ardhmen do të doja të kthehem me një mandat suedez dhe të punoj për marrëdhënie të mira ndërmjet dy shtetet.

    Insajderi: A keni pranuar mesazhe nga politikanët kosovarë pas kandidimit, nëse po nga kush?

    Gashi: Kam pranuar shume mesazhe dhe postime në rrjete sociale, për të cilën ndihem shumë falenderues. Nuk doja ti përmendi me emra sepse ndoshta e harroj dikë. E ndjeje një mbështetje dhe përkrahje nga politikanët, por edhe nga qytetarët shqiptarë në përgjegjësi.

    Insajderi: Deri kur mendoni të vazhdoni angazhimin politik?

    Gashi: Unë nuk e shoh angazhimin politik si punë. E kam thjeshte pasion. Dua të vazhdoj angazhimin në politikë sepse e ndjej një mbështetje nga anëtaret e partisë. Jam gjithmonë gati për t’i kryer obligimet të cilat mi përcakton partia socialdemokrate.

    Gazeta Insajderi, ditët e kaluara ka publikuar edhe intervistën me deputetin e parlamentin suedez, Adnan Dibrani, deputeten Aida Birinxhiku dhe gjithashtu kandidaten tjetër shqiptare, Aurora Nika.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark