×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Intervistimi i Klinakut, deklarohen nga Prokuroria Speciale

    Insajderi
    30 August 2023 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku është intervistuar sot me urdhër të Prokurorisë Speciale për deklaratën që bëri dje ndaj kryeministrit Albin Kurti.

    Zëdhënësi i Prokurorisë së Kosovës, Ekrem Lutfiu tha për Gazetën Insajderi se Klinaku është intervistuar nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’.

    Ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, ka intervistuar sot, personin me inicialet, F.K, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’, konfirmoi ai.

    Klianku pas intervistimit është lëshuar në procedurë të rregullt.

    Klinaku ka ndarë dje në rrjetin social në Facebook një bisedë që ka pasur me një votues të Kurtit, ku ndër të tjerash ka thënë se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

    Për më të tepër, mëngjesin e së merkures Klinaku ripërseriti deklaratën e tij, pasi që mediat e cilësuan si “skandaloze”  teksa po raportonin për deklaratën e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark