×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Intervistimi i të dyshuarve për vrasjen e 18 vjeçarit në Podujevë, për Insajderin flet avokati Musa

    Insajderi
    13 February 2024 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lulzim Fejzullahu humbi jetën muajin e kaluar si shkak i sulmit brutal nga dy të mitur, 16 vjeçar, Elton Kadriu dhe Artiol Abdullahu. 

    Elton Kadriu sot është intervistuar nga Prokurori, avokati i tij Skënder Musa i tha Gazetës Insajderi se Kadriu ka shprehur keqardhje për rastin.

    “Klienti im sot është intervistuar nga Prokurori. A ka shprehur keqardhje dhe është i rënduar psiçikisht për shkak  të asaj çka ndodhur”, ka thënë për Insajderin avokati Skënder Musa, që mbron të dyshuarin Elton Kadriu.

    Avokati Musa ka thënë që ai është mbrojtur në heshtja derisa ka thënë që nuk ka çka të shtoi më shumë se sa deklaratën që ka dhënë në Polici, raporton Insajderi.

    Për këtë rast në Prokurori do të intervistohet edhe i dyshuari tjetër.

    Ndryshe, 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu vdiq si pasojë e goditjeve që i shkaktuan dy të mitur, të cilët gjenden aktualisht në paraburgim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark