×
  • Sport
  • Sport

    Inzaghi vlerëson shqiptarin: Asllani hyri me personalitet, po fiton hapësira

    Insajderi
    30 October 2023 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, në analizën që i bën fitores së Interit ndaj Romës foli edhe për mesfushorin e Kombëtares Shqiptare, Kristjan Asllani.

    “U fut në fushë me shumë personalitet, po rritet shumë. Ai e di që Interi është ndryshe nga Empoli, por ai po fiton hapësira në skuadër.”

    Forma e Thuram: “Rutina e përditshme po bën ndryshimin me Thuram, ai duhet të vazhdojë të punojë çdo ditë me të njëjtën dëshirë. Ai i kushton shumë rendësi detajeve brenda dhe jashtë fushës, duhet të vazhdojë kështu. Sot ai luajti një ndeshje të mrekullueshme. Ishim të duruar, sepse kur nuk arrin të shënosh, mund të lindin probleme. Por skuadra ishte e qartë.”

    Atmosfera në “San Siro”: “Atmosfera në “San Siro” është gjithmonë e jashtëzakonshme, sonte u ndje edhe më shumë. Qoftë Roma, Milani, Cagliari apo Sassuolo përballë, këtu është gjithmonë magjike. Roma nuk është vetëm Lukaku. Djemtë ishin të qartë. Ekzistonte rreziku i atmosferës së nxehtë, por ne ishim gjithmonë në lojë. Për atë që bëmë, mund të kishim shënuar më herët.”

    Marrëdhënia me Lukakun: “Ne nuk jemi takuar, e kam shprehur mendimin tim për Lukakun. Të gjithë e dinë se çfarë kam bërë për ta rikthyer këtu, vendimi i tij ishte të shkonte diku tjetër. Unë nuk e kam takuar, zgjedhjet e mia janë gjithmonë për të mirën e Interit, jo të lojtarëve të veçantë”. /ss/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark