Insajderi
Lajme

IPK arreston në flagrancë një polic, pranoi 2 mijë euro në lidhje me skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Insajderi
16 April 2026 - 17:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
IPK arreston në flagrancë një polic, pranoi 2 mijë euro në lidhje me skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorati Policor i Kosovës, ka arrestuar një zyrtar policor për veprën penale ‘’organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

Nga IPK bëhet e ditur se zyrtari është arrestuar në flagrancë, dhe se i njëjti, dyshohet se ka pranuar shumën prej 2000 euro si pjesë e një shume të përgjithshme në lidhje me veprën penale.

“Me datën 16.04.2026, IPK me autorizim të Prokurorisë Themelore-Ferizaj, ka zhvilluar hetim me masa të fshehta, simulim i korrupsionit, ku është arrestuar në flagrancë një zyrtar policor nga Stacioni Policor Shtërpcë, Drejtoria Rajonale e Policisë Ferizaj pasi dyshohet se ka pranuar shumën prej 2000 euro si pjesë e një shume të përgjithshme në lidhje me veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore-Ferizaj i dyshuari Zyrtari Policor është dërguar në mbajtje për 48 orë lidhur me veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, neni 294, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark