×
  • Lajme
  • Insajderi

    IPK i reagon Sindikatës së Policëve: Pika 1 dhe Pika 2, operacionet më të suksesshme kundër korrupsionit

    Insajderi
    09 August 2022 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Inspektorati Policor i Kosovës i ka reaguar Sindikatës së Policisë, e cila tha se IPK po i arreston zyrtarët policorë pa siguruar prova.

    Në një komunikatë për media, IPK ka thënë se “Operacioni Pika 1 dhe Pika 2 është një ndër operacionet më të suksesshme të realizuara në luftimin e korrupsionit”.

    IPK ka deklaruar se ka prova, të cilat janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale.

    “Sigurisht që për këtë rast ka prova dhe të njëjtat  janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale, ashtu siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale. Sidoqoftë provat nuk  mund tua prezantojmë Sindikatës së Policisë”, thuhet në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    Fuqizimi i integritetit policor është mision i përbashkët dhe duhet të përkrahet nga të gjithë

    Prishtinë/Hajvali, 09 korrik 2022,

    Inspektorati Policor i Kosovës duke ju referuar komunikatës për medie që ka lëshuar sot në orët e pasdites Sindikata e Policisë, deklaron se Operacioni Pika 1 dhe Pika 2 është një ndër operacionet më të suksesshme të realizuara në luftimin e korrupsionit.

    Të gjitha veprimet në kuadër të këtij hetimi janë ndërmarrë sipas udhëzimeve dhe në koordinim  të plotë të Prokurorisë së Shtetit, duke përfshirë edhe arrestimet e secilit prej tyre.

    Sigurisht që për këtë rast ka prova dhe të njëjtat  janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale, ashtu siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale. Sidoqoftë provat nuk  mund tua prezantojmë Sindikatës së Policisë.

    Shumica e veprimeve inkriminuese të zyrtarëve policorë të dyshuar në këtë rast janë të dëshmuara më zë dhe figurë. Është kompetencë e prokurorit të vlerësoj dhe vendos më tutje vazhdimin e procedurave penale për secilin prej të dyshuarve në këtë rast.

    IPK siç parashihet edhe me Kodin e Procedurës Penale u ka dhënë mundësinë dhe të gjithë të dyshuarit në këtë rast janë mbrojtur dhe mbrohen nga avokatet e tyre sipas procedurës.

    Ne kemi qenë dhe jemi të shqetësuar për nivelin e korrupsionit në Polici dhe do të shtojmë intensitetin e luftës ndaj këtij fenomeni që minon besimin në policinë tonë. Besojmë fuqishëm që edhe Policia e Kosovës e ka këtë synim dhe e mbështet IPK-në siç e ka bërë deri tani në këtë mision të rëndësishëm për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.

    Duke i falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunim, IPK beson se fuqizimi i integritetit policor është mision i përbashkët dhe duhet të përkrahet nga të gjithë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark