×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    IPK kërkon suspendimin e një polici për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    Insajderi
    10 August 2023 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Inspektorati i Policisë së Kosovës ka kërkuar nga Drejtoritë Rajonale të Policisë Kufitare Veriu që të suspendohet në kohëzgjatje deri në tri ditë polici i cili dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

    Në njoftimin për media thuhet se ky rast në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.

    “Dje me datën 09 gusht 2023, si rezultat  i veprimeve hetimore Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka parashtruar kërkesë Drejtorit Rajonal të Policisë Kufitare Veriu për suspendim në kohëzgjatje  deri në tri ditë ndaj një zyrtarit policor me gradën Rreshter, i cili shërben në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Leposaviq – Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark