×
  • Lajme
  • Lajme

    IPK po identifikon edhe policët tjerë që me uniformë shkuan për ngushëllime tek familja Hajrizi

    Insajderi
    16 August 2024 - 08:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës është duke identifikuar edhe policët e tjerë që me uniformë morën pjesë për ngushëllime tek familja e Faton Hajrizit, veprim për të cilin është suspenduar nga puna komandanti i Stacionit Policor në Skënderaj, Muhamet Kajtazi. Këtë veprim po e konsideron të padrejtë Kryetari i komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Bekë Berisha

    Shkuarja për ngushëllime tek familja e Faton Hajrizit, i ka kushtuar me suspendim, komandantit të Stacionit Policor në Skënderaj, Muhamet Kajtazit.

    Më të ishin edhe disa zyrtarë të tjerë policor, ndaj të cilëve nuk janë marrë masa e në bazë të një përgjigjeje të IPK-së, kjo është vetëm çështje kohe.

    IPK është në proces të verifikimit dhe analizimit të fotografive për të identifikuar zyrtarët tjerë policorë,Inspektorati Policor ka filluar hetim disiplinor nën dyshimin se togeri policor së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -“Sjellje e rëndë diskredituese” e paraparë me aktet nënligjore të Policisë së Kosovës, hetuesit e IPK-së pritet që në kuadër të angazhimeve për këtë rast të intervistojnë togerin policor e pastaj edhe zyrtarët e tjerë pas identifikimit të tyre.

    Këtë vendim të IPK-së e shpjegon avokati Yll Zekaj.

    “Sipas IPK-së, veprimet e komandantit të Policisë së Kosovës kanë rënë ndesh faktikisht me, me dispozitat e udhëzuesit për shkelje ligjore, përkatësisht në kuadër të shkeljeve të rënda janë edhe shkeljet diskredituese, e në kuadër të këtyre shkeljeve hynë kryesisht 33 veprime për të cilat për zyrtarët e policisë konsiderohen shkelje të rënda”, ka thënë Yll Zekaj, avokat, shkruan Dukagjini

    Megjithatë i padrejtë një veprim i tillë i IPK-së po cilësohet nga deputeti Bekë Berisha, që udhëheq edhe komisionin për Siguri.

    “Shteti i Kosovës e ka suspendu, një komandant të policisë, veçse ka shku për ngushëllime te një familje fisnike, dhe e ndershme, a mundet me me tregu dikush prej inspektoratit, dhe prej policisë çfarë krimi ka ba një komandant që e ka ba një veprim krejt njerëzor’, ka deklaruar Bekë Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës.

    Të dielën e javës së kaluar Faton Hajrizi u varros në fshatin e tij të lindjes, ku u panë edhe numër i madh qytetarësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark